Policia peticion në Kuvend, kërkojnë ligjin e pagave dhe sigurisë

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar nga punonjësit e Policisë lidhur me pakënaqësitë tyre.

Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo sindikatë, ky peticion ka të bëjë me: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësor dhe jetësor, Ligjin e pensionimit, shtesat për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikalë drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP