Policia nis hetimet lidhur me vdekjen e një burri në Prishtinë, në vendngjarje gjendet revole
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në Prishtinë.
Në raportin e Policisë thuhet se i njëjti është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, ku më pas ka vdekur.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular.
“HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë/ 09.09.2024-10:20. Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulance në emergjence ku më pas ka ndërruar jetë. Ne vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetë dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole)me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
