Policia me aksion në veri ndaj biznesve me veprimtari të kundërligjshme

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa biznese në veri të vendit, të cilat janë duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhyrë dhe të njëjtat jemi duke i kontrolluar. Bashkë me ne janë edhe zyrtarët e ATK-së”, ka theksuar Elshani.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me këtë aksion. Ndërkohë, mediat raportojnë se është bastisur edhe ndërtesa e Administratës së Thesarit në Mitrovicën e Veriut.

Go to TOP