Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e një personi, i cili kërkohet për veprën e zjarrvënies.
Në një deklaratë, Policia i bën thirrje qytetarëve “të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij”.
Personi i dyshuar që është identifikuar:
– FLORENT BUNJAKU, kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet në kërkesën e Policisë së Kosovës. /Kosova.info/
