Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për plagosjen në Baicë të Drenasit, ku është plagosur një person nga arma e zjarrit në kokë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për Portalin Dukagjini ka dhënë detaje shtesë për rastin e tentim vrasjes në fashitin Baicë të Komunës së Drenasit, ku një persona ka mbetur i plagosur në kokë nga dy persona të dyshuar, ku njeri nga ta është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë në ora 01:30.

“Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës”, ka treguar Ahmeti.

“Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z,  aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, ka shtuar ajo.

Ndwrsa sipas zëdhënëses së policës , personi i plagosur është personi me inicialet M.H mashkull.

“Personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se i arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në paraburgim.

“Pas intervistimit personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, ka sqaruar ajo.

Go to TOP