Policia asiston kryetarët e komunave veriore për të ushtruar të drejtën e tyre në punë

Policia e Kosovës ka deklaruar se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se është duke ndërmarrur veprimet policore në ofrimin e sigurisë, ruajtje e rendit dhe sigurisë publike për të parandaluar veprimet kriminale që paraqiten në vend.

‘Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, mesditën e së premtes sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, ndërkohë që qytetarët serb janë mbledhur para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Go to TOP