Poezia,nje fjongo qe gersheton emocionet ne Festivalin Nderkombetar pa dallim kombi edhe gjuhe ne Borås!

Nga: Bahtir LATIFI & Suada IMERI

Edhe kete vit,per  te 11-in vit radhazi rivazhdon kultura edhe tradita ne qytetin e Borås te Suedise persa I perket Festivalit Nderkombetare te poezise.

Them ndërkombëtar sepse ai filloi me një numër minimal poetësh njëgjuhësh, por pas njëmbëdhjetë vitesh ky festival arrin të bashkojë rreth tetëdhjetë poetë/e ne 14 gjuhë të ndryshme të botës. Prandaj nuk është e rastësishme që quhet e njihet si festivali ndërkombëtar.
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Boras është organizues e kontribues i këtij festivali. Bashkatdhetarët shqiptarë janë ata që formuan shoqatën ”Migjeni” para 14 vjetësh dhe vazhdojnë me krenari e dashuri ta mbajnë gjallë këtë shoqatë në mesin e shumë bashkatdhetarëve tjerë, komuniteteve të tjera që jetonë në Suedi si dhe popullit suedez.
Një shoqatë e cila me mundësitë e saj dhe kapacitetin që kishte dhe ka, përfaqëson dhe ruan me fanatizem profesional në mesin e shumë kulturave evropiane kulturën, traditën, zakonin dhe gjuhën shqipe.

Një prezantim, një sqarim, një pasyqrim, një historik i nevojshëm e shumë i duhur për të tjerët sepse të tjerët nuk na njohin aq sa duhet. Prandaj një punë e tillë, që të shfaqemi edhe ne para të tjerëve përmes shoqatës ”Migjeni” ishte dhe mbetet më se e nevojshme si nje deshire e madhe .

Një mundësi për t’i shpalosur vlerat ,aftesite edhe kapacitetet tona si poete/e shqiptare para të tjerëve dhe për të treguar që edhe ne jemi jo vetem pjesë e Evropës, por edhe e gjithë botës. Ishte një përvojë e domosdoshme, e nevojshme dhe njëkohësisht e dëshiruar. Si duket kjo vetëm sa e ka arritur qëllimin për faktin që tashmë një festival i nisur, po nga kjo shoqatë dhe pas një kohe relativisht të shkurtër, arrin t’i bashkojë 80 poetë/e  me gjithsej 14 gjuhë të ndryshme. Rritja e pjesëmarrësve në festivalin e poezisë si duket nuk ka të ndalur për faktin sepse nga viti në vit dukshëm vihet re rritja e pjesëmarrjes se tyre me krijimet e tyre ne vargje.
Më 2 prill u mbajt festivali i XI në Bibliotekën e qytetit Boras. Shumë të ftuar nga viset shqiptare kishin ardhur për të qenë prezentë në festival, por kishte edhe nga vende të tjera të Evropës. Përveç pjesëmarrësve, kishte edhe shumë të tjerë që u paraqitën në mënyrën dixhitale. Një atmosferë e bukur e gjallëruese përveç poetëve/e  kishte edhe shumë dashamirës, lexues e dëgjues të poezisë. Kishte edhe fëmijë nga shkollat fillore këtu në Suedi që ishin pjesëmarrës  me poezitë e përgatitura qe I dhane nje kuptim te vecnte ketij festivali.

Bahtir Latifi

Kete vit , e hapën recituesit e vegjël anëtarë të QKSH “Migjeni” me një recital të përgatitur enkas për këtë rast në bashkëpunim me mësuesen e gjuhë shqipe Qerime Gurguri.
Për ti vleresuar edhe mbeshtetur QKSH ”Migjeni ”u dhuroi një biletë ditore për në Lojrat e kënaqësisë në Leoleksland në Boras, nxënësve Drin Svishta, Leona Thaqi, Malsor Svishta, Uejsil Kamberi, Ioanna Jorgollari, Aisla Kamberi dhe Viola Totaj.
Festivalin e udhëhoqi dhe e moderoi poeti Rizah Shaqiri. Pas hapjes zyrtare nga shkrimtari Hamit Gurguri, në shenjë nderimi dhe kujtimi u mbajt një minutë heshtje për poetet Teuta Haziri dhe Kristin Björnadottir . Që të dyja këto poete kanë qenë pjesëmarrëse të festivalit ndër vite, por fatkeqësisht nuk janë më fizikisht në mesin tonë, edhe pse kujtimi i tyre jeton në mendjet e zemrat tona.
Në këtë ngjarje kulturore pjesëmarrësit, poetët/et përveç se patën mundësin t’i shpalosnin punimet e tyre para të tjerëve, shkëmbyen mendime e përvoja me njëri-tjetrin, por morën edhe dhurata e mirënjohje nga organizatorët e festivalit për kontributin e vazhdueshëm në këtë festival dhe mbështetjen e tyre. Një vlerësim i tillë i motivoi të gjithë të mos ndalen në krijimtarinë e tyre.
U  nderuan me çmimin ”Pena e artë e Migjenit” poetja Klara Buda me vendbanim në Paris të Francës si dhe poetja Anna Mattsson nga Göteborg.

Për herë të parë këtë vit morën çmimin e nderit ”Shkëlqim Demaku” artistja shqiptaro-suedeze Fortesa Hoti, si dhe piktori i njohur po ashtu shqiptaro-suedezë nga Växjö të Suedisë Shyqri Gjurkaj.
Ndërsa mirënjohje për një bashkëpunim të vyer me QKSH ”Migjeni” u ndanë për: Murat Koci nga qyteti Malmö për punë të palodhshme në çështjen e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë, Nexhi Hasani nga Londra, Bukurie Maloku poete nga Elbasani, Shoqatës kulturore-sportive ”Dardania” në Boras në krye me Muharrem Binakun, Vanja Izova Velelva poete nga Maqedonia, Axlin Veljat poete nga Göteborg si dhe Ligor Shyti poet nga Përmeti…
Pas ndarjes së çmimeve, të gjithë pjesëmarrësit lexuan poezitë e tyre në prani të njëri-tjetrit dhe para pjesëmarrësve e dashmirësve të tjerë të poezisë .
Në fund të programit, për të gjithë pjesëmarrësit e këti festivali, organizatorët kishin përgatitur një drekë modeste. Aty drekuan të gjithë së bashku duke biseduar e shkëmbyer biseda e përvoja me njëri-tjetrin dhe në fund pas drekës u ndanë duke i uruar suksese njëri-tjetrit me shpresën që vitin tjetër do të bashkohen përsëri.

Urojmë që ky festival të arrijë sa më lart e më mirë e t’i bashkojë edhe më shumë dashamirët e poezisë pa dallim kombi, gjuhe . Duke permiresuar keshtu cdo dite e me shume vleren edhe rendesine e saj.

Emrat e poetëve, poeteshave që u përfshinë në antologjinë e fundit ”Sofra Poetike 2022 Boras”:

Henrik Mimmersson Suesi, Klara Buda Francë, Ylltare Ferati Kosovë, Flora Peci Kosovë, Adem Pllavci Suedi, Hidajete Hasani Kosovë, Peter Nyberg Suedi, Flora Shabi Kosovë, Elisabeta Gockaj SHBA, Kasam Shaqirvela Maqedoni e V,Vaso Papaj Shqipëri, Bajram Muharremi Suedi, Sokol Demaku Suedi, Valbona Kolaveri Shqipëri, Bukurie Bucpapaj Kosovë, Ibrahim Osmanbašić Bosnje, Luiza Dauti Shqipëri, Ferzate Bajrami Itali, Djina Dundova-Pancheva Bulagari, Bukurie Maloku Shqipëri, Eltona Lakuriqi Itali, Gabrijela Muja Shqipëri, Mimoza Xhaxhaj Mane Gjermani, Duarte Ëallin Portugali, Viron Kona Shqipëri,Радка Атанасова- Топалова Bulgari, Ivkovic Maja Itali, Afrim Berisha Suedi, Nezi Plaku Velaj Shqipëri, Eva Ermenz Suedi, Mimoza Gjetaj Itali, Gerd Karin Nordlund Suedi, Fatjon Bunga Shqiperi, Ахмет Емин Атасой Turqi, Mimoza Eliona Osmani Greqi, Славка Мариновска Bulgari, Adelina Pali Shqipëri, Gladiola Jorbus Suedi, Yllka Sheqiri Suedi. Marigona Zekaj Kosovë, Zahra Hassan Suedi, Jana Ëitthed Suedi, Lili Jusufi Sheqiri Suedi, Vanja Izova Veleva Maqedoni e V, Naser Miftari Maqedonie V, Elvira Kryeziu Kosovë, Remzi Basha Suedi, Anila Kananasi Karapidou Greqi, Nexhat Reaxha Kosovë, Gjelina Maçi Keçi Shqipëri, Ольга Борисова Rusi, Teuta Dhima Shqipëri, Prenda Sejdia Shqipëri, Деляна Ангелова Bulgari, Bardha Mance Greqi, Besarta Shkoza Shqipëri, Ibrahim Abedini Suedi, Ligor Shyti Shqipëri, Axin Welat Suedi, Nexhi Hasani Angli, Emine Hoti Norvegji, Elizabeta Isufaj Greqi, Ajne Iberhysaj Kosovë, Eli Kanina Shqipëri, Mimoza Zejnullahu Kosovë, Marjan N. Sopi Gjermani, Eugent Kllapi Shqipëri, Njazi A. Kollcaku Suedi, Teuta Haziri Suedi, Vlora Rexhaj-Morina Kosovë, Rozeta Kreste Shqipëri, Иванка Могилска Bulgari, Selvete Abdullahu Kosovë, Liza Brozi Shqipëri, Adrian Zalla Shqipëri, Sarah Iusufi Shqipëri, Gezim Agjeraj Zvicër, Nurie Baduni Shqipëri, Kepa Murua Spanjë, Fernando Portolés Spanjë, Anxhela Ziso Suedi, Lousie Harvaldsson Suedi, Bahtir Latifi Suedi, Lilijana Hadic Kroaci, Imri Demishai Suedi, Vjollca Gjikola Suedi, Rizah Sheqiri Suedi.

Suedia 5PRILL 2022

Go to TOP