Podgorica në prani të Emilia Rexhepi dhe Dritan Abazoviq nënshkruan marrëveshje për heqjen e pagesës të sigurisë kufitare!(FOTO)

Në prani të zëvendëskryeministrës të Kosovës Emilia Rexhepi dhe zëvendëskryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq, në hotelit Hilton, sot u nënshkrua një marrëveshje për heqjen e sigurisë së kufirit për njohjen reciproke të çertifikatave të sigurimit për të mbuluar përgjegjësinë për dëmin palëve të treta në territoret e ndërsjella në Kosovë dhe Mal të Zi. Në emër të kompanive të sigurimeve, ato u nënshkruan nga drejtori i Institutit të Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku dhe drejtori i Shoqatës – Byroja Kombëtare e Siguruesve në Mal të Zi, Boris Saban, transmiton Kosova.info.

Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, pronarët e automjeteve me targa të Malit të Zi do të paraqesin një karton të gjelbër të vlefshëm kur të hyjnë në Kosovë, ndërsa pronarët e automjeteve me targa të Kosovës do të paraqesin një certifikatë të vlefshme të sigurimit TPL+ me rastin e hyrjes në Mal të Zi, e cila vlen gjithashtu te memorandumet e Mirëkuptimit me Maqedoninë Veriore dhe Serbinë. /Kosova.info

Go to TOP