“Shqipëria bëri detyrën!”, Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.

Ai ka bërë me dije se kjo është dita kur shqiptarët e rikuptuan se e pamundura nuk është fakt, por opinion.

Në profilin e tij në Facebook, Majko, i cili drejtonte Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Shqipëria beri detyrën.

“Sot, përvjetori i çlirimit të Kosovës! Dita kur shqiptarët, falë të rënëve për liri, rikuptuan, se e pamundura nuk është fakt, por opinion! Shqipëria bëri detyrën!”, ka shkruar ai.

Go to TOP