Edi Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Shefi i qeverisë ka postuar disa foto në rrjetin social “Facebook”, të cilat tregojnë momentet e mbi dekadave më parë ku në Kosovë u largua represioni i ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, shkruan Rama.

12 qershori për Kosovën nuk është vetëm një datë në kalendar, por një kthesë historike që ndryshoi fatin e saj.

Sot, qytetarët e Kosovës shënojnë 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, momentin kur vendi doli nga një periudhë e gjatë dhune, frike dhe shkatërrimi, për të hyrë në një epokë të re lirie dhe ndërtimi shtetëror.

Go to TOP