Pochettino: Mbappe nuk na ka thënë se dëshiron të largohet nga PSG

Largimi i mundshëm i Kylian Mbappes ishte pika kryesore e bisedës në konferencën për shtyp të së shtunës të Mauricio Pochettinos, përpara ndeshjes së Paris Saint-German kundër Stade de Reims të dielën.

Argjentinasi zbuloi se Mbappe nuk i kishte thënë se dëshiron të largohet nga Parc des Princes, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.

“Jo, ai nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga PSG”, tha Pochettino, pasi u pyet nesh sulmuesi i kishte lamtumirë skuadrës ende.

“Ai po stërvitet mirë, siç bën gjithmonë, Presidenti dhe drejtori sportiv tashmë kanë shpjeguar qëndrimin e klubit në këtë situatë”

Pochettino madje tha se Mbappe mund të përfshihej në listën e skuadrës për ndeshjen kundër Reims.

Go to TOP