Plakolli: Dega e LDK-së në Mitrovicë rikthehet me energji të reja pas pushimeve verore
Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, deklaroi se dega është më energjike se kurrë pas përfundimit të pushimeve verore.
“Takimi i sotëm ishte i mbushur me diskutime produktive, ide të reja dhe planifikim strategjik për të ardhmen”, ka shkruar ai.
Plakolli falënderoi anëtarët për angazhimin dhe kontributin e tyre të palodhur për qytetin dhe komunitetin e Mitrovicës. /Kosova.info/
