Plagoset me armë zjarri një grua në Prizren

Një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në Prizren.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i gjnisë mashkullore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Prizren 18.07.2022-05:30.Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar  nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP