Pjesëtari i sigurimi i sulmoi gazetarët, Spitali i Gjakovës: Incidenti ndodhi nga provokimi i tyre

Të mërkurën u sulmua një kameraman i gazetës “Nacionale” nga punëtori i sigurimit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Bëhet e ditur se ai së bashku me gazetaren e këtij mediumi kanë marrë ndihmë mjekësore dhe kanë dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Spitali i Gjakovës, të cilët thonë se incidenti ka ndodhur nga provokimi i gazetarëve të këtij mediumi.

Në arsyetimin e tyre thuhet se media ka incizuar punëtorin e sigurimit pa lejen nga Drejtori Ekzekutiv.

“Shprehim keqardhje për incidentin e ndodhur dhe ju bëjmë apel të gjitha mediave për respektimin e rregullave të Institucionit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi mediumi po raportonte për ndërprerjen e të gjitha operacioneve me arsyetimin e temperaturave të larta.

Këtë sulm e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, teksa u ka bërë thirrje organeve që këtë rast ta trajtojnë me prioritet.

Go to TOP