Pesë shqiptarë arrestohen në Zvicër, u kapën me 47 kilogramë kokainë

Pesë shqiptarë arrestohen të dielën në Zvicër.

Kjo u bë e ditur të mërkurën nga Policia Kantonale e Zurichut.

Në njoftim thuhet se ata u kapën në Aeroportin e Zurichut, me 47 kilogramë kokainë, gjatë kontrollit të një bagazhi.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare.

Shqiptarët e prangosur dyshohen për shitberje të drogës.

Bëhet e ditura se të dyshuarit janë të moshës 25 deri në 40 vjeç dhe nuk janë shtetas zviceran.

Pasi u intervistuan nga policia, të njëjtit u përcollën për në Prokurorinë Publike përgjegjese.

Go to TOP