Përzgjidhet logoja fituese e Muzeut të Artit Bashkëkohor
Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka njoftuar se ka zgjedhur logon fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor është zgjedhur ajo e dizajnerit që jeton dhe punon në Zvicër, Valon Kurteshi.
MKRS, ka bë të ditur se pas përfundimit të fazës së parë të vlerësimit të dyzet aplikimeve për logo të Muzeut të Artit Bashkëkohor, u kualifikuan dhe publikuan tri shifrat e logove me potencial të përzgjedhjes në fazën e dytë (përfundimtare) të vlerësimit.
“Pas prezantimit mjaft serioz të autorëve rreth zhvillimit të idesë së logos dhe asaj që përfaqësohet përmes logos, juria vlerësuese unanimisht përzgjodhi aplikacionin më të suksesshëm, i cili plotësonte kriteret estetike, përmbajtësore, kreative dhe institucionale (sipas thirrjes publike), ku fitues i konkursit për logon e Muzeut të Artit Bashkëkohor u shpall logo nën shifrën 811984998, konkretisht, dizajnerit që punon dhe vepron në Zvicër, z. Valon Kurteshi. Logo e përzgjedhur cilësohet me:
Origjinalitet;
Nivel kreativ dhe estetik, identitet të theksuar në aplikim, pasqyrim artistik të veprimtarisë së Muzeut të Artit Bashkëkohor, promovim të diversitetit dhe barazisë, është dinjitoze dhe reprezentative dhe shprehë fuqinë transformuese të institucioni”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /Kosova.info/
