Përurohet rruga Gjilan-Bujanoc, projekti kushtoi 3 milionë euro

Është përuruar rruga Gjilan – Bujanoc, e cila ka një gjatësi prej 2900 metrave.

Në përurim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Lirbun Aliu, zëvendësministri Hysen Durmishi, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

“Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm. Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim”, ka shkruar ministri Aliu. /Kosova.info/


Go to TOP