Përurohet projekti ‘Rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në fshatin Gjyrkoc të Shtimes’

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe Komunës si dhe mbarëvajtjen e proceseve të projekteve komunale. 

Ministri Krasniqi dhe Kryetari Aliu kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt. 

Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Aliu së bashku me banorët e fshatit kanë përuruar projektin – rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc, financuar nga programi për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete. /Kosova.info/

Go to TOP