Drejtoresha e NDI, Soderberg: PDK vendosi një standard të ri për të gjithë Kosovën
Drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg, ka përgëzuar PDK-në për vendimin dhe misionin e saj për barazi gjinore në struktura dhe vendimmarrje, 50/50.
Ajo ka thënë se PDK po vendosë një standard të ri për gjithë Kosovën.
“Ju jeni duke vendosur një standard për të gjithë Kosovën, por edhe rajonin dhe botën. Kosova është lidere në barazinë gjinore dhe PDK-ja qëndron në ballë për ndryshimin e mendësisë dhe për të bërë ndryshimin thelbësor 50/50”, tha ajo.
“Pra, urime për vendimin 50/50 – kjo është fantastike”, përfundoi Drejtoresha e NDI, Nancy Soderberg.
