Personi që goditi Sali Berishën ka probleme mendore, thotë Mjekësia Ligjore

Ka probleme të shëndetit mendor.

Kështu thanë katër ekspertët e mjekësisë ligjore, për Gert Shehun, i cili kishte grushtuar ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Abcnews.al, hetuesit i kërkuan gjykatës t’i ndërpres hetimet dhe të vendos për shtrimin e detyruar spitalor për 31-vjeçarin.

Shehu po mbahet në Burgun 313 në Tiranë nga dhjetori i 2022-tës, përcjell Klankosova.tv

Ende nuk dihet se kur do të shqyrohet kërkesa e prokurorisë nga gjykata, por akuzat e sulmit nda Berishës dhe lëndimit me dashje pritet të rrëzohen për shkak se i riu nuk mund të ndiqet më penalisht.

Ngjarja ku ish-kreu i qeverisë shqiptare u godit me grusht në fytyrë, ndodhi vitin e kaluar, gjatë protestës të thirrur nga opozita.

31 vjeçari kishte arritur që ta kalonte perimetrin e sigurisë.

Kjo s’është hera e parë që ai përballet me drejtësinë.

Gert Shehu, ka edhe vepra të tjera penale.

Ai fillimisht ishte arrestuar me një sasi kanabis, ndërsa në vitin 2017, është gjobitur për rrahjen e një personi.

Go to TOP