Përplasen dy makina në Tiranë dhe godasin aksidentalisht një fëmijë, i mituri ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxull të Tiranës, ku ka vdekur një fëmijë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, është përplasur një tjetër makinë me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç, në rrugën “Shkëndija”.

Si pasojë ka mbetur i vdekur aksidentalisht një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /TCH

Go to TOP