Përparim Rama nderon Harry Bajraktarin me “Hyjneshën në Fron”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit filantropin dhe veprimtarin e njohur në SHBA, Harry Bajraktarin, të cilin e ka cilësuar si një nga zërat më të rëndësishëm të Kosovës në Amerikë, shkruan Kosova.info.
Gjatë takimit, Rama i dorëzoi Bajraktarit një kopje të “Hyjneshës në Fron”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të vazhdueshëm ndaj Kosovës.
“Faleminderit, Harry Bajraktari. Mirënjohje e përhershme”, shkroi Rama në njoftim./Kosova.info/
