Përparim Rama falënderon Liburn Aliun për kontributin në zhvillimin e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij më të thellë për Liburn Aliun, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë gjatë kohës që ai shërbeu si Ministër i Infrastrukturës.

Në një mesazh publik, Rama theksoi se largimi i Aliut nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por edhe për të gjithë ata që besojnë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik.

“Dua ti uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar”, tha Rama. /Kosova.info/


Go to TOP