Përmbyten dy anije me emigrantë, të paktën 11 të vdekur e 60 të zhdukur

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të dy anijeve në brigjet e Italisë Jugore, kanë thënë ekipet e shpëtimit.

Organizata bamirëse gjermane RESQSHIP tha se mori 51 persona nga një varkë prej druri që po fundosej dhe gjeti 10 trupa të bllokuar në kuvertën e poshtme pranë ishullit Lampedusa të hënën.

Në një incident të veçantë në të njëjtën ditë, më shumë se 60 persona u raportuan të zhdukur, ku 26 prej tyre dyshohet se ishin fëmijë, tha Médecins Sans Frontières.

Varkat mbanin emigrantë që ishin nisur nga Libia dhe Turqia, thanë agjencitë e OKB-së. Të mbijetuarit e përmbytjes së anijes pranë Lampedusa-s iu dorëzuan rojës bregdetare italiane dhe u nxorën në breg mëngjesin e së hënës, ndërsa të ndjerit po tërhiqeshin në ishull, sipas RESQSHIP.

Varka ishte nisur nga Libia dhe mbante emigrantë nga Siria, Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi. Anija tjetër e përmbytur ndodhej rreth 125 milje larg brigjeve të Kalabrisë në Italinë jugore, thanë agjencitë.

Një nga 12 personat e mbijetuar vdiq pasi u zbarkua, tha roja bregdetare italiane.

Një zyrtare e Medicine Sans Frontier se ajo kishte dëgjuar nga të mbijetuarit se 66 persona ishin të pagjetur, duke përfshirë të paktën 26 fëmijë, disa vetëm disa muajsh.

Ata u larguan nga Turqia tetë ditë më parë dhe kishin marrë ujë për tre ose katër ditë. Ata na thanë se nuk kishin jelek shpëtimi dhe disa anije nuk ndaluan për t’i ndihmuar,” tha ajo në një deklaratë.

Mesdheu është rruga më vdekjeprurëse e njohur e migrimit në botë. Më shumë se 23,500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat e saj që nga viti 2014, sipas të dhënave të OKB-së.

Go to TOP