Përfundon takimi Kurti-Krasniqi
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që është lider i Lëvizjes Vetëvendosje, parti që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi që u takuan në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth bllokadës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përmes letrave dërguar atyre, Kurti ka thënë se takimi ka për qëllim konsultativ për konstituimin e Kuvendit.
“Me qëllim konstituivin e Kuvendit të Republikës, duhet zgjedhur kryesia e Kuvendit, së pari kryetari pastaj edhe pesë nënkryetarët. Duke u bazuar në Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë fituese që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët”, thuhet mes tjerash në dy letrat e dërguara në drejtim të Abdixhikut dhe Krasniqit.
