Përfundon numërimi në 22 QKN, procesohen mbi 70% e vendvotimeve
Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i verifikimit dhe numërimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026. Deri më tani janë përmbyllur 22 QKN, ndërsa procesi vijon në pjesën tjetër të vendit.
“Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 16:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 22 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,790 nga 2,498 vendvotime apo 71.65%”, tha për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Qendrat Komunale të Numërimit që kanë përfunduar janë: e hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh dhe Mamushë. E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë Veriore. E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: Deçan, Dragash, Kamenicë, Graçanicë, Klinë, Viti, Kaçanik, Rahovec dhe Leposaviq.
Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 16 QKN të tjera: Istog, Fushë Kosovë, Skenderaj, Malishevë, Drenas, Lipjan, Suharekë, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë.
