Përfundon e qetë protesta në Zveçan

Në komunën e Zveçanit aktualisht situata është e qetë raporton teve1.info.

Gazetarja e Tëvë1 në një videolidhje nga vendi i ngjarjes tha se numri i qytetarëve serb është dukshëm më i vogël sesa që ishte në mëngjes.

Sipas saj, gjatë ditës përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare Serbe kishte zhvilluar një aksion simbolik, më kërkesa ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare për dialog me protestuesit.

“Aktualisht situate është e qetë, numri i qytetarëve të cilët janë duke marrë pjesë në këtë protestë e cila ka filluar që nga dita e premte është zvogëluar. Numri i qytetarëve që po qëndrojnë në tenda është zvogëluar krahasuar me numrin e tyre në mëngjes. Më herët këtu.kishte një aksion simbolik nga përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare Serbe i cili kërkoi nga kryeministri Kurti që të mos bisedoj përmes tytave. Gjithashtu ai i bëri thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të vijë dhe të komunikoj”, tha ajo.

Teksa shtoi se numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur.

“Numri i ushtarëve të KFOR-it është rritur pra këtu në oborrin e objektit të Komunës së Zveçanit janë duke qëndruar ushtarët e KFOR-it. Poashtu janë dhe dy autoblinda të Policisë së Kosovës, mirëpo këtu nuk ka pasur ndonjë zyrtar të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi këtu kanë qëndruar përfaqësuesit e Listes Serbe”, tha ajo.

Go to TOP