Përfshihet nga zjarri Parku Nacional i Sharrit

Zjarri e ka përfshirë zonën menaxhuese në Oshlak të Sharrit, dhe po kërkohet ndihmë për shuarjen e tij.

Në faqen zyrtare të Parkut Nacional të Sharrit në rrjetin social Facebook, është bërë thirrje për banorët në vendbanimet përreth dhe dashamirësve të natyrës që të ndihmojnë në shuarjen e këtij zjarri.

“Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OShLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqen e pishave”, thuhet në njoftim.

Në thirrjen për ndihmë është lënë edhe një numër telefoni për të gjithë ata që duan t’i dalin në ndihmë për shuarjen e këtyre zjarreve.

“Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP