Përballja mes Liverpoolit dhe Chelseat përfundon në barazim

Ishte një ndeshje e zjarrtë në mes Liverpoolit dhe Chelseat në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.

Goli i parë u shënua nga Kai Havertz në minutën e 22të, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte dramatike, së pari mbrojtësi i Chelseat, Reece James u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa më pas nga penalltia në minutën e 45-të, Salah e barazoi rezultatin.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me shumë raste, por që nuk kishte konkretizime nga asnjëri ekip.

Me këtë rezultat 1-1 përfundoi edhe ndeshja.

Liverpool ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Leeds United, ndërsa Chelsea me Aston Villan.

Go to TOP