‘Për t’më dëgjuar ZanIN’, Elhaida Dani zbulon detajet e projektit të ri

Para pak javësh, rikthimi në Tiranë i këngëtares së njohur, Elhaida Dani, bëri bujë në mediat rozë.

Ajo paralajmëroi disa projekte të reja, pa treguar asgjë konkrete, Ndërkohë, para pak ditësh fshiu gjithçka nga profili i saj në “Instagram”.

Asnjë foto, asnjë video, përveç fotos së profilit ku shkruante: “The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur).

Dhe në fakt, duket se më e mira erdhi. Më 20 shtator, këngëtarja do të sjellë një project të ri, por nuk bëhet fjalë vetëm për një këngë, por për një album të tërë.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj coverin e EP-së së re, të titulluar “ZanIn”.  Ajo është shumë e lumtur për këtë projekt të ri dhe ditën e hënë, në orën 19:00, do të organizojë një event promovues në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit TKOB-së.

“Për t’më dëgjuar ZanIn”, është ftesa që Elhaida iu ka bërë miqve dhe të afërmve, të cilët do të kenë mundësi të dëgjojnë të parët veprat e artistes.

Go to TOP