Latifi: Qysh bëhen bashkë, brenga për arsim, shpresa për ndryshim dhe Agim Bahtiri?

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka vazhduar përplasjet me profesorin tjetër Sadri Ramabaja lidhur me ofertat e subjekteve politike.

Latifi, në emisionin ‘Pressing’ ka kërkuar shpjegim nga profesor Ramabaja se si kandidati për kryetar të Mitrovicës i VV’së, Agim Bahtiri, mund të sjellë shpresë e brengë për arsim, shkruan Gazeta Express.

“Veç një pyetje, e shprehe një brengë të madhe të arsimit edhe e përmende shpresën. Qysh mundemi me e ba një lidhje logjike të shpresës, brengës për arsimin dhe Agim Bahtirit? Qysh mundemi me e i fitu me një pako, brenda një oferte politike?”, ka pyetur Latifi Ramabajën.

Latifi, po ashtu ka vlerësuar se Vetëvendosje nuk qëndron njëjtë në zgjedhjet lokale sikurse në ato qëndrore.

“Sepse, Vetëvendosja, sikurse thashë ka qenë e specializuar në tema të mëdha, bashkimi kombëtar, korrupsioni, çështjet e mëdha nacionale dhe e shohim se në nivel lokal diskursi i Vetëvendosjes nuk dallon fare nga ai i partive të tjera”, është deklaruar Latifi në Pressing. 

Go to TOP