Për shkak të disa problemeve teknike, Dafina Zeqirit i ndodh e papritura në koncert

Me hyrjen e sezonit veror, artistët shqiptar kanë orgnizuar koncerte të shumta nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Mirëpo, jo gjithmonë të tilla evenimente shkojnë kaq mirë sa duket dhe ky ishte dhe rasti i Dafina Zeqirit.

Ditën e sotme këngëtarja kishte koncertin e saj të rradhës në qytetin e bukur bregdetar të Sarandës, por për shkak të disa problemeve teknike nuk po funksiononte mirë zëri në skenë.

Kjo solli probleme pasi përformanca nuk u dha e plotë dhe nuk doli kaq e suksesshme sa pritej, megjithatë Dafinën nuk e ndaloi fare ky problem. Ajo vazhdoi të ishte shumë spontane nën shoqërinë e fansave të saj të cilët me duartrokitje e mbështetën këngëtaren ta kalonte këtë moment të sikletshëm.

Go to TOP