Pejë: Detaje nga aksidenti me fatalitet
Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e lëndimeve të marra pasi u godit qëllimshëm nga një veturë, derisa ky po ecte në trotuar.
Lidhur me rastin Klan Kosova ka siguruar detaje.
Klani nga burimet mëson se i dyshuari është S.J, shtetas i Shqipërisë, i cili aktualisht gjendet në arrati.
Ndërkaq viktima është I.O, po ashtu nga Shqipëria.
Policia ka arritur ta gjejë veturën me të cilën u shkaktua aksidenti.
Jozyrtarisht mësohet se të dy kishin pasur një problem mes vete.
Thuhet se viktima ia ka kallë shtëpinë këtij në Elbasan, por i dyshuari kur e ka parë atë në Pejë e ka goditur me veturë.
Të dy ishin miq mes vete