Deputeti Dimal Basha i reagon AGK-së dhe RTK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së.

Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e ka intimidu gazetaren e RTK-së.

“E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se nuk do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetaren se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, po kërkoni me ma dënu të drejtën e mendimit duke u thirrë në liri të shprehjes? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!”, ka shkruar Basha në ‘Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP