Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Silva

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, ka triumfuar në duel me portugezin Jorge Silva, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë.

Junikasi ‘Arena e Augsburgut’ mundi portugezin në një spektakël të boksit që u zhvillua të shtunën mbrëma.

Krasniqi bëri luftë më të mirë, duke goditur disa herë fuqishëm portugezin, sidomos boksieri shqiptar në dy rundet e fundit i dha disa goditje të forta kundërshtarit, i cili në disa momente u gjete në pozitë të vështirë.

Krasniqi me vota të gjyqtarëve fitojë duelin ndaj Silva-s.

Boksieri ynë arrin fitoren e 54-të në 61 meçe të zhvilluara, derisa 20 duele i ka fituar me nokaut, kurse, ka shtatë humbje.

Për Silvan kjo është humbja e 10-të derisa i ka të regjistruar 22 fitore.

Në mbrëmjen solide të boksit në Augsburg kanë boksuar edhe disa shqiptarë të tjerë.

Meçet tjera të boksierëve shqiptarë

Në meçet tjera, boksieri shqiptar Isuf Kelmendi është ngjitur për herë të katërt në ringun e boksit profesional. Ai kishte për kundërshtar hungarezin Pal Olah. 21-vjeçari shqiptar me nënshtetësi gjermane fitoren e arriti vetëm në raundin e gjashtë.

Në anën tjetër, boksieri nga Drenasi, Granit Bylykbashi – Stein ka shënuar fitoren e 18-të në boksin profesional.

Kundërshtari Rostislav Zich nga Çekia nuk arriti t’i përballojë luftës dinamike të boksierit kosovar, duke u dorëzuar pas tetë raundesh, e ku Bylykbashi shkon në 18 fitore, prej tyre dhjetë me nokaut, një humbje e asnjë barazim.

Fitore mori edhe Kushtrim Tahirukaj që mposhti lehtë Milos Janjanin nga Bosnja e Hercegovina.

Tahirukaj, i mbështetur nga tifozë të shumtë shqiptarë në sallën “Neue Sporthalle”, dominoi përgjatë duelit dhe rrëzoi kundërshtarin në raundin e katërt.

Edhe boksieri shqiptar nga Bujanoci, Erion Veseli ka debutuar në ringun profesional me fitore kundër bullgarit Dimitrov.

Fitoreve të boksierëve shqiptarë iu shtua edhe ajo e Atdhe Delijaj, që  mposhti bullgarin Veselin Vasilev. /Kosova.info/

Go to TOP