Studentet e UP-së, kampione në ‘Euro Milano 2024’

Studentet e UP-së në ndeshjen e parë e mundën ekipin e Milanos, pastaj të Parisit dhe Gentit të Belgjikës, duke i mundur edhe të tjerët dhe, pa asnjë humbje, arritën në finale me ekipin e Gentit të Belgjikës, për të arritur fitore me rezultat 3:0.

Universiteti i Prishtinës, njofton se përveç me rezultate bindëse e veçantë ishte përgatitja e lartë fizike dhe sidomos teknike e futbollisteve nga Kosova.

“Kënaqësi e veçantë ishte kur pas çdo ndeshjeje të fituar, ekipet kundërshtare tregonin respekt dhe konsideratë të lartë, duke u interesuar për ekipin dhe Universitetin e Prishtinës. “Është e arritur e madhe të fitosh kundër ekipeve të universiteteve prestigjioze të shteteve, si Italia, Franca, Belgjika, etj. Ekipin e Universitetit të Prishtinës e udhëhoqi trajneri, prof. Musa Selimi. Futbollistja më e mirë në këtë konkurrencë është shpallur studentja e Universitetit të Prishtinës, Verona Berisha. Sporti universitar i Kosovës, i udhëhequr nga Universiteti i Prishtinës, çdoherë me rezultate të larta në gara ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e UP-së. /Kosova.info/

Go to TOP