Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për Këshill të Europës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Por sipas Hoxhajt, ka përpjekje për të kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar të padrejtë.

Në një intervistë për News24 Albania, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Hoxhaj e sheh si vulë të shtetësisë së saj si vend evropian.

Go to TOP