Man City shkund Wolves-in, shkëlqen Haaland

Manchester City ka bërë një tjetër hap të madh në garën për titull të kampionit në Premier League.

Kampionët në fuqi të Anglisë, mposhtën bindshëm dhe lehtë Wolves, me rezultat 5-1, të shtunën në ‘Etihad Stadium’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të elitës së futbollit anglez.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës, edhe në duel me Wolves, treguan lojë mjaft të mirë, duke qenë ekip dominues gjatë terë lojës, dhe duke shënuar pesë gola.

Padyshim se njeriu i ndeshjes në fitoren e ‘Qytetarëve’ ishte ylli norvegjez Erling Haaland (12’, 35, 45+3, 54’), i cili shënoi katër gola, derisa golin e pestë me Cityn e realizoi  Alvarez (85’), kurse, golin e nderit për skuadrën mike e shënoi Hee-chan (53’).

Pas kësaj fitore, Man City është e dyta me 82 pikë, vetëm një pikë larg liderit të tabelës, Arsenalit, kurse, Wolves renditet e 11-ta me 46 sosh. 

Go to TOP