Peja 03 triumfon në shtëpi ndaj Trepçës

Peja 03 ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës me rezultat 86:50 (28:11, 21:8, 20:13, 17:18).

Ekipi vendas mori kontrollin e lojës që në fillim duke dominuar çerekun e parë, me një mbrojtje të fortë dhe sulme të shpejta. Peja vazhdoi të rrisë epërsinë në çdo çerek, duke mos i lënë hapësirë Trepçës, të rikthehej në lojë.

Më të efektshmet për Pejën ishin Veronika Liubinets me 16 pikë, 18 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Brailyn Tate Joseph shkëlqeu me 39 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.

Kjo ndeshje përmbylli xhiron e parë në Superligën Femrat. /Kosova.info/

Go to TOP