Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Bullgari, pjesëmarrës edhe kompani nga Kosova

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të homologut të tij të Bullgarisë, Kiril Vatev, ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor, i cili është mbajtur në Plovdiv të Bullgarisë, ku krahas Vatevit, pjesëmarrës në këtë panair ishte edhe Zëvendëspresidentja Iliana Iotova.

Bëhet e ditur se në këtë panair me mbi 40,000 vizitorë, i cili është një ekspozitë gjithëpërfshirëse e bujqësisë që përfshin shkencën, teknologjinë, pajisjet, produktet, inovacionet dhe shërbimet, po marrin pjesë edhe kompani nga Kosova.

Me këtë rast, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, ka vlerësuar se panairet e tilla ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve.

“Përfshirja e kompanive nga Kosova i shton një dimension të vlefshëm ndërkombëtar panairit, duke nxitur shkëmbimin ndërkulturor dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik. Po ashtu, organizimi i këtij panairi shërben si një riafirmim i fuqishëm i marrëdhënieve pozitive dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologes bullgare“, ka thënë ministri Peci.

Tutje bëhet e ditur se ndër tjerash ai ka theksuar se kjo përpjekje e mirëkoordinuar jo vetëm që nënvizon angazhimin e ndërsjellë për suksesin e panairit, por gjithashtu pasqyron një angazhim më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e bujqësisë.

Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Plovdiv të Bullgarisë, pjesëmarrës edhe kompani nga Kosova
Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Plovdiv të Bullgarisë, pjesëmarrës edhe kompani nga Kosova
Go to TOP