PDK do të denoncojë sot një aferë korruptive të dy ministrave të Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës, pritet të zbulojë sot në një Konferencë për Media një aferë të madhe korruptive, në të cilën janë të përfshirë dy Ministra të Qeverisë Kurti.

Burime bëjnë të ditur se në këtë konferencë do të bëhet denoncimi i keqpërdorimeve të mëdha, në vlerë mbi 1 milion euro.

Siç mësohet një nga ministrat e përfshirë në këtë aferë është Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Konferenca e ftuar nga PDK-ja do të mbahet nga ora 14:00, në Selinë Qëndrore të kësaj partie në Prishtinë.

Go to TOP