“Paske pi içik o jetë”, Luizi dhe Kristi ‘përplasen’ në rrjetet sociale: Memoria jote e vërteton këtë gjë

Një ditë më parë Luiz Ejlli postoi në profilin e tij në “Instagram” një foto ku bashkëngjitur me të shkruante:

Si çdo postim tjetër i fituesit të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, edhe ky ka marrë menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente pa fund.

Një ndjekës i kujton këngëtarit të dashur për publikun se ‘si sot një muaj është shpallur fitues i shqiptarisë’.

Luizi e ka lexuar komentin në fjalë dhe me humor i përgjigjet: “Si sot një muaj, më tha Kristi: Luiz… a më ke frikë?”.

Ndërkohë edhe ish-finalisti i BB VIP nuk ka qëndruar në heshtje, por ka vendosur që të reagojë ndaj komentit të Ejllit.

“Tu desh një muaj që të pranoje publikisht që më paske pasur frikë. Memoria jote e vërteton këtë”, i kthehet Kristi.

E sigurisht që këngëtari i ka kthyer menjëherë përgjigje Kristit dhe duke qeshur i thotë: “Paske pi i çik o jetë”.

Go to TOP