Pasi ia ndaluan hyrjen, Vuçiqi e çon në Kroaci propagandastin e tij, ai e lë një libër të Millosheviqit në varrin e këngëtarit kroat

Propagandisti i Vuçiqit, kolumnisti i Večernje novosti dhe redaktori i së përjavshmes Peçat, Filip Rodiq, ka pushuar këto ditë në Kroaci dhe ka postuar disa fotografi në Facebook.

Siç shihet nga njoftimi i datës 1 gusht, Rodiq ka vizituar varrin e këngëtarit të ndjerë kroat, Oliver Dragojeviq në Vela Luka pikërisht në kohën kur festohej përvjetori i vdekjes së tij, dhe e ka lënë librin e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq mbi varrin e tij, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Rodiq ka publikuar edhe një fotografi nga Jasenovaci më 28 korrik, pra disa ditë pasi Kroacia ia ndaloi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të shkonte atje.

Në një nga postimet shihet komenti i historianit Nemanja Deviq, i cili ishte i përfshirë në procesin e rehabilitimit të Drazha Mihailoviqit. Rodiqi shkruan: “Një varkë e vogël lundron në det…”, kurse Deviqi i përgjigjet: “Çetnikët lundrojnë në det”.

Go to TOP