Pas një sezoni të ngjeshur veror, Dafina Zeqiri vjen me poza provokuese në të zeza për ndjekësit e saj
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj vere me koncerte e projekte të shumta muzikore.
Ajo është pritur mirë nga fansat në çdo qytet ku ka performuar, ndërsa shumë prej momenteve të këndshme i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në Instagram, ku ajo ndiqet nga mbi 1.8 milion njerëz, Dafina së fundmi publikoi një sërë fotografish të reja në të cilat shfaqej mjaft atraktive.
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Ajo kishte veshur një palë pantallona të zinj dhe një bluzë të zezë me prerje te pjesa e dekoltesë, e cila vinte në pah tatuazhet dhe gjoksin e saj atraktiv.
Në qafën e saj, interpretuesja e hitit “Dashni” kishte vendosur gjithashtu një sërë gjerdanësh, të cilët i jepnin edhe më tepër shkëlqim pamjes së saj.
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
“Kënaqu ti për vete”, shkroi këngëtarja e njohur në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan.
Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi ajo iu bashkua protestës masive në Prishtinë, në mbrojtje të 11-vjeçares, e cila u raportua e dhunuar nga pesë persona në Prishtinë javën e kaluar.
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram






