Parashikimi i motit për të martën

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, njofton Meteo Kosova.

Vonë në mbrëmje ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore në zona të caktuara.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10°C.

Go to TOP