Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Paraburgim policit të Gjakovës, i dyshuar për dhunimin e një të miture

Gjykata Themelore në Gjakove ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin E.S, zyrtar policor në Gjakovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Dhunim” dhe “Ngacmim”.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën me të cilën ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Ndërkaq, edhe pse ishte në dijeni se viktima ishte në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruante që t’i kthehet lidhjes.

Në arsyetimin e Prokurorisë është thënë se, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur më 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022, edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që t’i kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përcjellë me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen”.

Zyrtari policor është arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Go to TOP