Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Gërvalla në Senegal, takime me krerë shtetesh afrikane

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në hapjen solemne dhe panelin e nivelit të lartë në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Senegal.

Panelistët e parë ishin presidenti Senegalez, Macky Sall, presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, kryeministri i Guinea-Bissaut, Geraldo Joao Martins dhe ministri i deleguar në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Iwao Horii.

Në këtë panel, sipas njoftimit të MPJD-së, u diskutua rreth sfidave të sigurisë dhe stabilitetin institucional në Afrikë dhe më gjerë.

Në margjina të këtij forumi, ministrja Gërvalla thuhet se ka takuar kryeministrin e Guinea-Bisaut, Geraldo Joao Martins, “me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes të dy vendeve”.

Gjithnjë sipas njoftimit, Gëvalla ka zhvilluar takime në kuadër të forumit edhe me homologun e saj nga Gaboni, Regis Onanga M Ndiaye, me ministrin e Mbrojtjes të Gambisë, Seringe Modou Nji dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme afrikane.

“Ministrja Gërvalla është dakorduar për thellim dhe konkretizim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm”, tha MPJD-ja në një njoftim për media.

Go to TOP