Kombëtare

Paraburgim kundër të dyshuarit A.D. për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.D. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dyshohet se 01.08.2021, në Ferizaj së bashku me të pandehurin B.M. dhe një të mitur, të cilët deri më tani janë në arrati, me dashje kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin F.H., në atë mënyrë që pas një fjalosje mes tyre, fillon një përleshje fizike, me ç’rast të pandehurit me përdorimin e mjeteve të përshtatshme për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor-thika, e godasin të dëmtuarin në pjesën e pasme të shpinës, përkatësisht në anën e djathtë, si dhe dy herë të tjera në krahun e majtë, e që si pasojë e këtyre goditjeve të njëjtit i shkaktohen lëndime trupore, për çka detyrohet të kërkohet ndihmë mjekësore fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë, ku akoma është duke vazhduar trajtimi i të njëjtit.

jyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Kosova.info/