Papa Françesku rifillon të ecë dhe të nis punën pas operacionit

Papa Françesku po rifillon gradualisht punën dhe po ecën në këmbët e tij, pas operimit që iu nënshtrua javën e kaluar.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Selisë së Shenjtë të shtunën, teksa njofton se testet e tij të gjakut janë të kënaqshme dhe po merr trajtimin e përshkruar nga mjekët.

Papa, 84-vjeçar, hyri në operim kirurgjik në spitalin Gemelli të Romës të dielën e kaluar, disa orë pasi kreu lutjen tradicionale Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit, shkruan CNN, përcjell klankosova.tv.

Papa Françesku do të bëjë lutjen e tij të përjavshme të së Dielës Angelus në orën gjashtë të mëngjesit me kohën Lindore nga një dritare e Spitalit Universitar Gemelli në Romë, ku aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni post-operativ.

Go to TOP