Putin thotë se nuk po synon pushtimin e qytetit të Kharkivit

Rusia aktualisht nuk po kërkon të pushtojë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ka pohuar presidenti rus Vladimir Putin.

“Nuk ka plane të tilla sot”, deklaroi ai në fund të vizitës së tij në Kinë.

Por ai theksoi se forcat ruse po përparonin në rajonin verilindor të Kharkivit për të krijuar një “zonë sigurie” për të siguruar vetë Rusinë.

Putin tha se qëllimi ishte të garantohej siguria e qytetit kufitar rus të Belgorodit, i cili është sulmuar shpesh nga forcat e armatosura të Ukrainës, që kanë granatuar qendrën e qytetit, dhe zonat e banuara” të Belgorodit, siç kishte deklaruar me pare.

Ndërsa Ukraina thotë se vija e frontit është stabilizuar, duke pranuar se Rusia ka pushtuar një sërë fshatrash kufitare.

Rusia nisi ofensivën e saj në rajon javën e kaluar ku luftime të ashpra në rrugë janë raportuar gjatë disa ditëve të fundit në qytetin kyç Vovchansk pranë kufirit rus.

Të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se trupat ruse kishin arritur të përparonin vetëm në të parën nga tre linjat mbrojtëse të Ukrainës në rajon.

Komente të ngjashme u bënë nga komandanti i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, i cili tha se “armiku e ka zgjeruar zonën aktive të luftimit në gati 70 km në rajon.

Gjatë natës, Kharkivi i cili kishte një popullsi të paraluftës prej afro 1.4 milion – u vu përsëri nën sulm nga dronët rus, sipas zyrtarëve lokalë.

Pushtimi i plotë i Rusisë ndaj fqinjit të saj është tani në vitin e tretë dhe aktualisht nuk ka asnjë shenjë se lufta – konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – mund të përfundojë së shpejti.

Go to TOP